Përshkrimi:
Embelsire e kendshme me shije te rafinuar (3 lloje qumshti)
Përbërësit:
10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje
Udhëzime per pregatitje
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.


shume faleminderit per receten… kishte shume kohe qe e kerkoja….
doja te dija si e beni karamelin, pasi mua me nguroset gjithmone… akoma faleminderit!!!
edhe un dua te di se si pergatitet karameli dhe desha te di ne vend te qumeshtit te kutis a mund ta pergatis me qumesht te fresket lope
o mundet me qumsht lope dhe te vicit
VICI nuk ka qumesht, ndersa me qumesht lope ben
a mund ta di si pregaditet krem karameli?
1 e 1/4 filxhane caji
1 luge caji baking powder ( ose sode buke )
1 filxhan caji sheqer
1/3 filxhan caji vaj
5 veze
2 luge caji vanilje
1 e 1/2 filxhana caji qumesht te zakonshem
1 filxhan caji qumesht te kondensuar
1 e 3/4 filxhana caji pana(?) ose heavy cream
1 luge gjelle rum
pak fare kripe
Pergatitja :
Perziejme miellin, soden e bukes ( ose baking powder ) dhe kripen. Ne nje tas tjeter , perziejme vajin sheqerin dhe vaniljen.Shtojme gjithashtu vezet ( nje nga nje ) deri sa te jene perzier mire. Shtojme gjysem filxhani qumesht dhe ngadale e hedhim tek masa e miellit. E hedhim tere perzierjen ne nje tave dhe e pjekim per 30-40 minuta ne 325 F .
Pasi piqet mire e hedhim ne nje pjatance me ane te ngritura. E shpojme kekun ne 20-30 vende me pirun. E veme te ftohet ne frigorifer per nja 30 minuta. Ne nje ene rrahim 1 filxhan qumesht te zakonshem , 1 filxhan qumesht te kondensuar, 1 filxhan pana dhe rum. Ngadale e hedhim kete mase mbi kekun. E leme ne frigorifer edhe per 1 ore tjeter duke e shtypur me luge , ne menyre qe keku te thithe qumeshtin.
Ne nje tas perziejme 3/4 filxhani pana , 1 luge caji vanilje dhe 1 luge gjelle sheqer. E rrahim deri sa te krijohet nje mase e njetrajtshme e me te lyejme siperfaqen e kekut. E sperkasim me kanelle dhe me fruta te fresketa ose recelra te tyre.